Dogana gjen mallra të padeklaruara në një autobus që po udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikë Kalimin Kufitar në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia për në Kosovës. Gjatë kontrollit të bagazhir dhe hapësirave brenda autobusit, ata kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të…

Lajme

12/10/2026 09:09

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikë Kalimin Kufitar në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia për në Kosovës.

Gjatë kontrollit të bagazhir dhe hapësirave brenda autobusit, ata kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar. Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimin e legjislacionit doganor, me qëllim të garantimit të një tregu të rregullt, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: