Dogana e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandës me barna në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje në koordinim me Policinë e Kosovës kanë zbuluar dy raste të kontabandës në Ferizaj, Sipas njoftimit të Doganës thuhet se pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy barnatore në Ferizaj. “Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceotike( 436 pako barna) pa…

Lajme

17/10/2024 13:24

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje në koordinim me Policinë e Kosovës kanë zbuluar dy raste të kontabandës në Ferizaj,

Sipas njoftimit të Doganës thuhet se pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy barnatore në Ferizaj.

“Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceotike( 436 pako barna) pa banderolla të Republikës se Kosovës ,ku disa prej të cilave mbanin banderolla te serbisë që dhe shteteve tjera”, thuhet në njoftim.

Derisa vlera e këtyre produkteve është rreth 4000 mijë euro.

Tutje nga Dogana kanë thënë se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/