Dogana e Kosovës ndalon kontrabandimin e 300 produkteve për mbrojtjen e bimëve në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni me mallra që po hynte në territorin e Kosovës, kur zyrtari doganor ka vërejtur një hapësirë të modifikuar në automjet, raporton…
Lajme
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni me mallra që po hynte në territorin e Kosovës, kur zyrtari doganor ka vërejtur një hapësirë të modifikuar në automjet, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit, drejtuesi i kamionit është pyetur nëse kishte mallra të tjera për të deklaruar, por ai nuk ka raportuar asgjë shtesë. Pas kontrollit të hapësirës së dyshimtë, janë gjetur disa qese, për të cilat shoferi kishte deklaruar se përmbanin rroba personale.
Postimi i plotë:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐛𝐚𝐧𝐝ë𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐢𝐦ë𝐯𝐞.
Vërmicë, 22 tetor 2026 – Dogana e Kosovës ka parandaluar tentativën për kontrabandim të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve të kamionit me mallra që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të ngarkesës dhe vendosjes së plumbçes doganore, zyrtari doganor ka vërejtur një hapësirë të modifikuar në kamion. I pyetur nëse kishte mallra të tjera për të deklaruar, drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë shtesë.
Pas kontrollit të hapësirës së modifikuar, zyrtari doganor ka gjetur disa qese, për të cilat drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se përmbanin rroba personale.
Megjithatë, nga kontrolli i detajuar janë zbuluar 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës. Për këto produkte nuk është paraqitur faturë apo dokumentacion përkatës.
Në lidhje me rastin, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, është iniciuar procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke intensifikuar kontrollet për të parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara dhe produkteve që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve, mjedisin dhe bujqësinë. Njëkohësisht, Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që t’i përmbushin obligimet ligjore dhe t’i deklarojnë mallrat në përputhje me legjislacionin në fuqi./Lajmi.net/