Dodge zbulon konceptin për ngjarjen SEMA

Koncepti duket gati për prodhim.

Auto & Tek

26/10/2014 21:08

Pasi që ngjarja e veturave ‘SEMA 2014’ po afrohet, Dodge ka zbuluar disa imazhe të konceptit të modelit Viper ACR.

Vetura është me një performancë të lartë dhe e bërë në versionin epik të modelit të saj coupe, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga Viper-i standard, ACR fiton një performancë krejtësisht të re dhe disa përmirësime vizuele. Duke filluar nga rrotat 19 inç të zeza me frena prej karboni dhe gjashtë kalipra piston nga Brembo.

Gjithashtu, i është shtuar edhe një krahë mbrapa prej karboni, një spojler ndarës përpara dhe anësore prej karboni.

Për sa i përket të dhënave të motorit Dodge nuk ka zbuluar më shumë. Qëndroni me Lajmi.net për të mësuar më shumë për ngjarjen SEMA.