Dodge vjen me ngjyrë vjollce për vitin 2016

Dodge Challenger ka bërë prezantimin e ri për vitin 2016, makinat janë në Dream Woodward Cruise.

Auto & Tek

13/08/2015 10:04

Ngjyra është kthyer si një opsion i kufizuar pa ndonjë kosto shtesë për modelet e reja , duke përfshirë SRT Hellcat.
Pyetja është, a janë këto me të vërtetë ndër ngjyrat më të dëshiruara, siç thotë Dodge?, kjo mbetet të shihet.

Sipas Dodge, ngjyra të tilla si Plum Crazy(Vjollce), Orange (portokalli) dhe e gjelbër për gjatë viteve të kaluara përbënin më pak se 11 për qind të të gjitha makinave të Dodge Challenger të prodhuara që nga viti 1970.

Është e vërtetë se ngjyra të veçanta nuk e shtojnë çmimin por pritet që të rritet shitja prej 10 deri në 20 për qind.

Modelet e prodhuara më heret ishin Dodge Hemi Orange Charger SRT8 Super Bee, janë prodhuar gjithësejt 425 makina që nga viti 2009, ndërsa në vitin 2014 janë ndërtuar 60 makina të modelit Dodge Pitch Black Challenger.

Nëse ju dëshironi një makinë më ngjyrë të re, këtë mund ta bëni nga shtatori deri në fund të vitit.