“Do të kemi aq fëmijë sa dëshiron Hailey”, Justin rrëfen planet e të ardhmes
Justin zbulon se dëshiron "një fis të vogël", por modelja 'ende ka disa gjëra për të përmbushur si grua' së pari.

ShowBiz
Justin Bieber ka deklaruar se do të dëshironte “aq shumë fëmijë sa gruaja Hailey është e gatshme të bëjë”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Këngëtari, 26 vjeç dhe modelja, 24 vjeçe, u kurorëzuan në shtator 2018 dhe Justin tha se ai pret që të bëhet baba i ‘një fisi të vogël’ në një të ardhme jo shumë të largët.
Autori i shumë hiteve tha se derisa Hailey dëshiron të ketë disa fëmijë, ajo ka ende gjëra për të përmbushur si grua dhe nuk është gati ende të bëhet nënë.
Duke folur gjatë një paraqitje në edicionin e së martës në The Ellen DeGeneres Show, Justin tregoi se si po i lë vendimet e planifikimit familjar deri në atë kur gruaja është e gatshme.
Justin tha: Unë do të kem aq shumë fëmijë sa Hailey është e gatshme të bëjë.
“Do të doja të kisha një fis të vogël, por është trupi i saj dhe gjithçka që ajo dëshiron të bëjë. Mendoj se ajo dëshiron të ketë disa”, shtoi ai.
Këngëtari tha se mendon që Hailey nuk është ende e gatshme për fëmijë derisa t’i përmbush edhe disa gjëra si grua. /Lajmi.net/