“Do të ishte fantastike nëse Mourinho rikthehet në La Liga”

Rikthimin e mundshëm të Jose Mourinho në futbollin spanjoll e ka cilësuar diçka fantastike presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Sport

15/01/2019 17:05

Trajneri portugez aktualisht është i papunë pas largimit në dhjetorin e vitit të kaluar nga Manchester United.

Ish skuadra e tij Benfica, tashmë i ka ofruar postin e trajnerit, diçka që është refuzuar nga Mourinho, i cili gjithashtu është i lidhur me një rikthim në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

Rikthimin e tij në La Liga, e ka mirëpritur Javier Tebas.

“Nuk do të ishte një gjë e keqe për La Ligan”, ka deklaruar Tebas për RAC1, në pyetjen për rikthimin e Mourinhos.

“Ai është një trajner fantastik që ka shumë kualitete dhe do të ishte një spektakël i madh, do të ishte fantastike ta kishim këtu, por kush e di se te cila skuadër mund të jetë”./Lajmi.net/