“Do të forcojmë bashkëpunimin”, Meloni uron Ramën për fitoren, Rama: Faleminderit motër
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kretarin e PS-së në Shqipëri, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është…

Lajme
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kretarin e PS-së në Shqipëri, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është thelluar më tej përmes nismave të përbashkëta, që janë rezultat i një dialogu konstruktiv.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, tha Meloni, transmeton RTSH.
Këtij urimi i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se më e mira për të dy vendet do të vijë në të ardhmen.
“Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse kam shkruar saktë “një” lider dhe jo “një” lidere, por e di me siguri se më e mira për dy vendet tona nuk ka ardhur ende”, shkruan Rama.
Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku edhe pse vijon ende numërimi i votave, socialistët kanë mundur të sigurojnë deri tani 82 mandate.