Djemtë e Buffonit, tifozë të Messit e Neymarit

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se dy djemtë e tij janë tifoz të dy sulmuesve të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar.

Sport

05/06/2015 19:15

Gianluigi Buffon është kapiten i Juventusit.

Por, dy djemtë e tij pëlqejnë dy kundërshtarët e tij të finales në Ligën e Kampionëve, sulmuesit Lionel Messi dhe Neymar.

“Njëri është për Messin e tjetri për Neymarin, por të shtunën do të jenë me ne”, deklaroi Buffon në konferencë për shtyp.

“Këtu nuk kemi ardhur rastësisht, kurse edhe nëse nuk fitojmë, do të fillojmë sërish pas një muaji e gjysmë”, u shpreh ai.