Djaloshi rrahet nga dy vajza, ja përse

Dy vajza adoleshente të moshës 14 dhe 15 e kanë rrahur një djalosh i cili e kishte mbrojtur mikun e tij me autizëm.

Fun

17/06/2016 04:10

Ngjarja ka ndodhur në shkollë dhe është mësuar se djaloshi kishte shkuar për t’i pyetur ato se pse po e ngacmonin mikun e tij i cili ishte me autizëm, transmeton lajmi.net

Një mik tjetër i tij e ka filmuar gjithë ngjarjen dhe e ka postuar atë në “Facebook”, ku është shikuar më shumë se 600,000 herë.

Në video shihet se si të dy vajzat e sulmojnë djaloshin me shkelma në fytyrë.

Nëna e djaloshit është krenare me gjestin e të birit që e kishte mbrojtur shokun e tij dhe nuk ka reaguar ndaj sjelljes së vajzave.

Gjithashtu vlen të theksohet se të dy vajzat, janë dëbuar nga shkolla./lajmi.net