Djaloshi pesëvjeçar vuan nga kanceri, Lewis Hamilton i plotëson dëshirën e fundit

Bolidi i Mercedes u parkua para shtëpisë së një djaloshi të sëmurë, i cili frymëzimin për jetë e ka nga Lewis Hamilton.

Sport

14/05/2019 14:33

Harry Shaw, pesëvjeçari i diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit, i dërgoi më pas një mesazh mbështetje në rrjetet sociale pilotit britanik para garës për Çmimin e Madh të Spanjës.

Pas fitores në Spanjë, Hamilton deklaroi se ishte i inspiruar nga Harry Shaw dhe se triumfi i dedikohet krejtësisht atij, transmeton lajmi.net.

Pesëvjeçari nuk ka shpresë për të jetuar dhe kësisoj shkoi për trajtim në shtëpi në Redhill në Sary, për t’u rrethuar nga familja në ditët e fundit të jetës.

Pastaj një makinë para shtëpisë së Harryt erdhi, aty ku edhe do ta merr trofeun fitues të Barcelonës.

“Nuk e njohim Lewisin, por ne kemi parë që një person i mirë është me të vërtetë i dashur. Ky ishte një mesazh i përzemërt dhe do të thotë shumë për ne që fitoren ia kushton Harryt”, tha babai i Jamesit. /Lajmi.net/