Djalit saudit mjekët i gjejnë dhëmbin që i kishte dalë në hundë (Foto)
Një 22-vjeçari në Arabinë Saudite mjeku i ka gjetur një dhëmb shtesë i cili i krijonte kruarje brenda hundës së tij, duke i shkaktuar gjakderdhje të rregullt.

Bota
Djali që vuante nga gjakderdhja e vazhdueshme e hundës në fund ka zbuluar se një dhëmbë i ishte rritur brenda hundës së tij.
22-vjeçari i dëshpëruar shkoi te mjeku i tij për të parë nëse ai mund të ja gjente problemin, dhe përgjigja i habiti të dy.
Ishte dhëmbi shtesë ai që i krijonte kruajre brenda hundës së tij, duke shkaktuar gjakderdhje.
Mjekët saudit në qendrën Ushtarake Mjekësore në Dhahran thanë se ishin të befasuar me rastin pasi pacienti kishte një grup pothuajse të përsosur të dhëmbëve në gojën e tij.
Djali i iu nënshtrua një operacioni për ta hequr dhëmbin, i cili rezultoi me sukses.
Rasti është aq i rrallë sa që u trajtua edhe në një studim të publikuar në një revistë shkencore amerikane. (lajmi.net)