Djalit i bie të fikët pasi babai e kanosi me thikë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë. Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me thikë djalin e tij. Si pasojë, këtij të fundit i ka rënë të fikët për shkak të frikës së përjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan…

Lajme

26/06/2024 10:54

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë.

Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me thikë djalin e tij. Si pasojë, këtij të fundit i ka rënë të fikët për shkak të frikës së përjetuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.