“Djalin e kisha mirë deri vitin e kaluar, u detyrova ta sillja në Kosovë më 2017”, vjen në Kosovë nëna e personit të pastrehë, rrëfehet për lajmi.net
Nëna e personit që qëndronte i pastrehë nëpër Prishtinë e për të cilin kishte raportuar lajmi.net, ka ardhur sot në Kosovë. Ajo i ka sjellë të birit të saj veshmbathje dhe gjësende të tjera nga Gjermania. Në një intervistë për lajmi.net, Sanije Sop nga Lloshkobarja e Ferizajit ka thënë se ishte detyruar që më 2017…
Lajme
Nëna e personit që qëndronte i pastrehë nëpër Prishtinë e për të cilin kishte raportuar lajmi.net, ka ardhur sot në Kosovë.
Ajo i ka sjellë të birit të saj veshmbathje dhe gjësende të tjera nga Gjermania.
Në një intervistë për lajmi.net, Sanije Sop nga Lloshkobarja e Ferizajit ka thënë se ishte detyruar që më 2017 ta sillte birin në Kosovë, sepse sipas saj shteti ia kishte marrë pesë fëmijë të tjerë më 1995 dhe do t’ia burgoste edhe këtë.
Sipas saj i biri ishte mirë por që nga viti i kaluar i janë shfaqur probleme mendore.
E për gjendjen e të birit të Sanije Sop është njoftuar edhe Drejtoria për Migracion e Ministrisë së Brendshme.
Ndiqeni rrëfimin e Sanije Sop