Gruaja nga Mitrovica ankohet se djali i saj po kërcënohet me armë në shkollë: Po mungon në mësim nga frika
Një qytetare është ankuar në Facebook për bullizimin dhe dhunën që po i bëhet djalit të saj në një shkollë në Mitrovicë. Sipas saj djali rrahet shantazhohet, ofendohet dhe kërcënohet me armë të ftofta nga bashkëmosharët e tij në shkollën “Avdullah Shabani”, transmeton lajmi.net “Djali im prej kohësh rrahet,shantazhohet,ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga…
Lajme
Një qytetare është ankuar në Facebook për bullizimin dhe dhunën që po i bëhet djalit të saj në një shkollë në Mitrovicë.
Sipas saj djali rrahet shantazhohet, ofendohet dhe kërcënohet me armë të ftofta nga bashkëmosharët e tij në shkollën “Avdullah Shabani”, transmeton lajmi.net
“Djali im prej kohësh rrahet,shantazhohet,ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle,kësaj moshe dhe kësaj komune”, shkruan ajo.
Ajo thotë se kujdestarja e klasës është në dijeni për ngjarjet dhe se ka larguar djalin e saj nga klasa si masë
ndëshkuese.
“Kujdestarja e klasës e cila është në dijeni për rastin “si masë ndëshkuese ka marr vendim që djali im të largohet nga klasa, pa dijenin time, më ka premtu se do ta largoj fëmijën problematik”, thuhet tutje.
Ja postimi i saj i plotë: