Djali i mitur godet me sëpatë babanë e tij në Gjilan, ai në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Gjilan. Atje një i mitur ka goditur me sëpatë babanë e tij, i cili pas ekzaminimeve është transportuar në QKUK në gjendje të rëndë. Policia tha se ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me një përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, i cili pas vlerësimit…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Gjilan.
Atje një i mitur ka goditur me sëpatë babanë e tij, i cili pas ekzaminimeve është transportuar në QKUK në gjendje të rëndë.
Policia tha se ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me një përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, i cili pas vlerësimit fillestar ka konstatuar se fëmija ka nevojë emergjente për strehim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga ngjarja.
Policia, që e cilësoi rastin si “vrasje e rëndë në tentativë”, tha se po e heton rastin.
Raporti i plotë i policisë:
Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës së mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti duke u hetuar.