Djali i Hashim Thaçit me fjalë të mëdha për Memli Krasniqit, në prag të rizgjedhjes në krye të PDK-së

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dhënë mbështetjen e tij Memli Krasniqit, për t’u rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik. Ai ka publikuar një foto të babait të tij me Krasniqin në ‘InstaStory’, ku ka shkruar se “Memli Krasniqi e ka udhëhequr Partinë Demokratike të…

Lajme

16/06/2025 16:12

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dhënë mbështetjen e tij Memli Krasniqit, për t’u rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik.

Ai ka publikuar një foto të babait të tij me Krasniqin në ‘InstaStory’, ku ka shkruar se “Memli Krasniqi e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës me maturi, mençuri dhe guxim”.

“E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, ka shkruar Endrit Thaçi.

“Babi im e ka pasur mik e bashkëpunëtor. Unë i besoj Memlit. Me zemër e me bindje. Të priftë e mbara, Kryetar. Vazhdo drejt. Kosova ka nevojë për forcën, qartësinë dhe vizionin tënd”, ka shtuar ai.