Djali i Donald Trump bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova
SHBA-të po e konsiderojnë seriozisht tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova si pasojë e kokëfortësisë së qeverisë Kurti për mos-heqjen e taksës, ashtu siç po kërkon edhe administrata e presidentit Trump.
Lajme
Paralajmërimi ka marrë përmasa edhe më serioze pasi që është vet Donald John Trump, djali i presidentit Trump ai që e ka shpërndarë postimin e senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova, shkruan lajmi.net.
Madje, Trump ka thënë se pajtohet me mendimin e senatorit amerikan, teksa ka thënë se ka ardhur koha që këta trupa të rikthehen në SHBA.
“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior.
Trump Junior është biznezmen amerikan dhe një ish-personalitet televiziv.
Ai është djali i madh i presidentit Trump me gruan e tij të parë, Ivana. /Lajmi.net/