Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë shkarkimit te Pisa dhe mund të zëvendësohet nga Davide Ancelotti. Pisa po shqyrton shkarkimin e trajnerit Gilardino për të emëruar Davide Ancelottin, djalin e Carlo Ancelottit, raporton “La Gazzetta dello Sport’. Pisa ka fituar vetëm një ndeshje këtë sezon dhe ndodhet në vendin e 19-të në…
Sport
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë shkarkimit te Pisa dhe mund të zëvendësohet nga Davide Ancelotti.
Pisa po shqyrton shkarkimin e trajnerit Gilardino për të emëruar Davide Ancelottin, djalin e Carlo Ancelottit, raporton “La Gazzetta dello Sport’.
Pisa ka fituar vetëm një ndeshje këtë sezon dhe ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Serie A.
Goli i vonë i Stefano Moreos kundër Cagliarit fundjavën e kaluar shmangu një humbje të re, si edhe shkarkimin e Gilardinos, sipas “Gazzettas”, por largimi i trajnerit duket se vetëm është shtyrë.
Skuadra e sapongjitur në Serie A do të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Juventusit dhe Gilardino ka shumë gjasa të shkarkohet nëse humbin.
Natyrisht, rezultatet e dobëta të Pisës (një fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje në Serie A këtë sezon) janë arsyet kryesore pse drejtuesit e klubit po mendojnë shkarkimin e kampionit të Botërorit 2006 me Italinë.
Mbijetesa është vetëm tre pikë larg për toskanët dhe klubi po planifikon të afrojë përforcime në afatin kalimtar të janarit, por me një trajner të ri në krye.
Ancelotti është shkarkuar së fundmi nga klubi brazilian Botafogo, pasi përfundoi sezonin e tij të parë si trajner kryesor i një klubi profesionist