“Djajtë e Kuq” eliminohen nga “baba” i UEFA Europa League

Skuadra e Manchester Unitedit është eliminuar nga UEFA Europa League, pasi u mposht nga Sevilla me rezultatin 3 me 0. Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë të gatshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan Lajmi.net Ishte sulmuesi En Nesyri që shënoi pas një gabimi amatoresk nga Harry Maguire në minutën e tetë.…

Sport

20/04/2023 22:57

Skuadra e Manchester Unitedit është eliminuar nga UEFA Europa League, pasi u mposht nga Sevilla me rezultatin 3 me 0.

Qysh në pjesën e parë vendasit treguan se janë të gatshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan Lajmi.net

Ishte sulmuesi En Nesyri që shënoi pas një gabimi amatoresk nga Harry Maguire në minutën e tetë.

Dy golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë me anë të Bade dhe En Nesyri.

Me këtë fitore, Sevilla shkon në gjysmëfinale dhe do të luaj kundër Juventusit, që eliminoi Sportingun./Lajmi.net/