“Dizajneri i njohur kosovar theri me thikë gruan më pas vrau veten” – Krejt çka dihet deri me tash nga tragjedia në Prishtinë

Gjatë ditë së sotme qyteti i Prishtinës dhe mbarë Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dizajneri i njohur kosovar, Festim Isufi ka plagosur me thikë gruan e tij, Rina Isufin dhe më pas ka vrarë veten. I ndjeri u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, ku ekipi…

Lajme

09/05/2025 21:56

Gjatë ditë së sotme qyteti i Prishtinës dhe mbarë Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dizajneri i njohur kosovar, Festim Isufi ka plagosur me thikë gruan e tij, Rina Isufin dhe më pas ka vrarë veten.

I ndjeri u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, ku ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes konstatuan vdekjen e tij.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë ka lënduar veten me mjetë të mprehtë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Ndonëse se fillimisht u tha se rasti ndodhi brenda një klinikë dentare, pronari i ordinancës dhe versionin e tij për ngjarjen.

Ndërkaq, sipas një njoftimi nga klinika dentare, “Alba Dent”, thuhet se rasti nuk ka ndodhur brenda objektit të ordinancës, por thuhet se e lënduara ka shkuar e gjakosur tek ta për të kërkuar ndihmë.

Trupi i pajetë i viktimës u largua nga banesa në rrugën B rreth orës 18:30 nën masa të shtuara të sigurisë.

Ndërsa vajza e cilia ishte lënduar nga therja me thikë është liruar nga QKUK pas tretmanit, pasi gjendja e tij është stabile tha drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Po është trajtu në Qendrën emergjente. Ajo është lëshu në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”, ka thënë Syla.

Për rastin u deklarua edhe Prokuroria ku thanë se po bëhet gjithçka për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, më datë 09.05.2025, rreth orës 03:00 në ‘’Rrugën B ’’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku një (1) person mashkull ka humbur jetën, dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/