“Ditëlindja më speciale”, partneri i bën befasi romantike Oltës

Olta Gixhari dje festoi ditëlindjen.

ShowBiz

09/07/2020 17:15

Aktorja Olta Gixhari dje mbushi 34 vjet dhe kjo ishte ditëlindja më e veçantë për të, shkruan lajmi.net.

Ajo pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë, teksa prej kohësh është duke qëndruar pranë partnerit në Spanjë.

Me rastin e ditëlindjes, partneri i bëri aktores dhuratë një buqetë me lule si dhe i shkroi një letër pranë saj.

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë! Të dua”, ka shkruar ai, duke e bërë Oltën që të emocionohet pa fund.

“8/7/2020 Te dua shume i shtrenjti im.
Ditelindja me speciale e te gjitha viteve”, shkruan Olta sipër imazhit që e ndau me ndjekësit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCa2UvVnLH5/