Dita kundër kancerit, IKSHPK bënë thirrje për kujdes paliativ

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes paliativ, sot në Ditën Botërore Kundër Kancerit. Përmes rrjetit social Facebook, IKSHPK ka ndarë disa mënyra se si të mposhtim këtë sëmundje. “Mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe. Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te…

Lajme

04/02/2024 12:29

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes paliativ, sot në Ditën Botërore Kundër Kancerit.

Përmes rrjetit social Facebook, IKSHPK ka ndarë disa mënyra se si të mposhtim këtë sëmundje.

“Mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe. Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës”, ka shkruar IKSHPK.

IKSHPK ka shtuar se kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja dhe se askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen.  /Lajmi.net/

Postimi i plotë: