Dita e Punëtorëve shënohet me protesta në botë, Turqia bën edhe arrestime

Dita e Punëtorëve është duke u shënuar me aktivitete të ndryshme mes tyre dhe protesta të shumta në mbarë botën.

Bota

01/05/2018 14:13

Por, në disa vende, sipas mediave të huaja autoritetet kanë kufizuar aktivitetet, njofton Klan Kosova.

Në Turqi raportohet se protestat rezultuan me arrestime pasi policia kapi më shumë se dhjetë demontrues.

Të arrestuarit ishin pjesë e marshit protestues në sheshin kryesor të qytetit Taksim, ku shprehnin pakënaqësitë e tyre si punëtor në ditën e 1 Majit.