Dita e Falënderimeve, Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij

Kryeministri i vendit , Albin Kurti sot shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve. Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt. “Sot në Prishtinë, Kurti këtë ditë të rëndësishme e…

Lajme

27/11/2024 21:14

Kryeministri i vendit , Albin Kurti sot shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve.

Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt.

“Sot në Prishtinë, Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane.”  thuhet në njoftim.

Sipas traditës së festës, Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij.