Dita botërore e ushqimit: “Veprat tona janë e ardhmja jonë’ – t’i japim fund urisë botërore

Sot më 16 tetor festohet dita botërore e ushqimit për nder të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi.

Lifestyle

16/10/2019 09:12

Kjo ditë u krijua në vitin 1945 në mënyrë që t’i vihet fund urisë botërore.

Tema për këtë vit është “Veprat tona janë e ardhmja jonë, diet e shëndetshme, për t’i dhënë fund urisë botërore.” Më ketë teme Organizata e Kombeve të bashkuara është duke synuar të sjell në pah njërën prej problemeve më të mëdha të ditës së sotme, e që është: KEQUSHQYERJA, raporton “Forbes”, transmeton lajmi.net.

Qëllimi për këtë vit është që njerëzit të fillojnë të ushqehen  më shëndetshëm, në mënyrë që ti vihet fundi edhe obesitetit dhe sëmundje të ndryshme. Kjo sepse, nga kequshqyerja sot shumë fëmijë janë duke pasur probleme shëndetësore e sidomos probleme me mbi peshën. /Lajmi.net/