Dita Botërore e Shëndetit shënohet me moton “Nga ferma në pjatë…”!
Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Më 7 prill po ashtu është themeluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 1948.
Lajme
Çdo vit për Ditën Botërore të Shëndetësisë zgjidhet një temë që nxjerr në pah një fushë prioritare që shqetëson sektorin e shëndetësisë në botë.
“Nga ferma në pjatë, ta mbajnë të sigurt ushqimin” është motoja për këtë vit.
Në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete për të shënuar këtë ditë.
Aktivitetet do të fillojnë në institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, ku do të prezantohen edhe disa rekomandime për përdorim të ushqimit.