“Diskutim për bashkëpunim zhvillimin ekonomik” – Kurti takohet me profesionistë të diasporës në Washington, pjesë e takimit edhe Walker

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me profesionistë të diasporës në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili e vlerësoi Kosovën si “shembull të jashtëzakonshëm të demokracisë në Evropë”. Kryeministri Kurti foli për takimet…

Lajme

01/10/2025 17:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me profesionistë të diasporës në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili e vlerësoi Kosovën si “shembull të jashtëzakonshëm të demokracisë në Evropë”.

Kryeministri Kurti foli për takimet e tij gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, zhvillimet në Kosovë dhe theksoi rritjen e qëndrueshme ekonomike, përparimet në fushat e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Ai falënderoi ambasadën dhe bashkatdhetarët për kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës.