“Disa vetura civile po i lëshojnë, e neve shumicën jo” – Avokatit Koci i del punë me Policë në ditën e Pavarsisë, bllokohet rruga në Veterrnik

Avokati Arianit Koci ka shprehur pakënaqësinë e tij me rasin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një trajtim të padrejtë nga ana e Policisë së Kosovës bllokimin e rrugës nga Veterrniku që të çon brenda në qytet. Koci ka bërë të ditur se, ndërkohë që disa vetura civile po…

Lajme

17/02/2026 10:27

Avokati Arianit Koci ka shprehur pakënaqësinë e tij me rasin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një trajtim të padrejtë nga ana e Policisë së Kosovës bllokimin e rrugës nga Veterrniku që të çon brenda në qytet.

Koci ka bërë të ditur se, ndërkohë që disa vetura civile po lejohen të hyjnë në Prishtinë, ai thotë se atij i është ndaluar dhe penguar kalimi, raporton lajmi.net

“Disa vetura civile po i lëshojnë, e neve shumicën jo. Nuk e di cilat janë kriterët. Sidoqoftë, në majën e Veternikut janë kamerat,” ka thënë Koci, duke u shprehur i zhgënjyer për trajtimin që mori.