Disa ushtarë të FSK-së kryejnë kursin për snajperë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së është realizuar me sukses kursi bazë për snajperë. “Ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.…

Lajme

08/05/2025 13:57

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së është realizuar me sukses kursi bazë për snajperë.

“Ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmësqitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane.

“Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, forcimin e njësive të specializuara dhe rritë numrin e snajperëve profesionistë, të cilët janë të gatshëm për të përmbushur me profesionalizëm detyrat dhe misionet në operacione komplekse dhe sfiduese”, thuhet në njoftim.