Disa të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani
Policia gjermane ka njoftuar se nga një sulm me thikë në qytetin Uerzburg të Gjermanisë kanë mbetur të vrarë disa persona. Mediat raportuan se tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Bota
Sipas mediave lokale incidenti në pasditën e 25 qershorit ndodhi kur një burrë sulmoi një grua me thikë dhe pasi kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin gruan, burri filloi t’i sulmonte ata.
Pjesëtarët e policisë e kanë plagosur sulmuesin dhe më pas e kanë arrestuar.
Forcat e sigurisë e kanë bllokuar qendrën e qytetit, raporton Rel.
Policia beson se një person i vetëm e ka kryer sulmin dhe nuk ka ndonjë rrezik tjetër për qytetarët.
Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit nuk u njoftuan.