Disa raste të armëmbajtjes pa leje në disa qytete

Policia ka evidentuar disa raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Gllogoc, Podujevë, Prishtinë dhe Istog. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në mesin e të dyshuarve ishte edhe një i mitur. Armët e sekuestruara përfshijnë armë zjarri, armë me gaz dhe sprej OC. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë proceduar në procedurë…

Lajme

17/03/2026 09:13

Policia ka evidentuar disa raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Gllogoc, Podujevë, Prishtinë dhe Istog.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në mesin e të dyshuarve ishte edhe një i mitur.

Armët e sekuestruara përfshijnë armë zjarri, armë me gaz dhe sprej OC. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë proceduar në procedurë të rregullt. Përjashtimi i vetëm është rasti në Prishtinë, ku i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.