Disa produkte shtëpiake që mund t’i përdorni për një lëkurë të mahnitshme
Për një lëkurë më të pastër dhe më të re, ju fillimisht keni nevojë të i largoni poret e hapura.
Lifestyle
Dhe për t’i larguar këto pore, e gjithë çka ju nevojitet janë këto produkte që të gjithë i keni në shtëpi.
Poret e hapura shpesh herë mund të na humbin edhe vetëbesimin. Nëse ato nuk trajtohen, bënë që fytyra juaj të duket me e plakur. Po ashtu, poret e hapura mund edhe të shkaktojnë akne, raporton “Natural Solution Magazine”.
Tani nëse pyetni veten se çka i shkakton këto pore të hapura, ne mendojmë qe mund të jetë për shkak stresit, keq ushqyerja etj. Por mos i humbni shpresat. Ju mund ta rregulloni këtë problem, duke përdorur këto produkte të cilat i shihni më poshtë, transmeton lajmi.net.
Të bardhat e vezëve me tërshërë dhe lëng limoni
Merrni dy lugë me të bardhat e vezëve, shtoni dy lugë tërshërë dhe pak lëng limoni dhe përzieni mirë. Vendoseni në fytyrë për disa minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën.
Aloe Vera
Të gjithë e dimë se aloe vera ndihmon në shërimin e shumë problemeve e sidomos ato të fytyrës. Përdorni kremin e aloe vera, lëreni në fytyrë për 15 minuta, dhe masazhoni herë pas here fytyrën.
Sodë buke
Një produkt tjetër i mahnitshëm që ndihmon në trajtimin e poreve të hapura. Përzieni dy lugë të mëdha me sodë buke me ujë dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni vetëm për një minutë dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Tranguj me lëng limoni
Përveç që ndihmon në largimin e poreve të hapura, trangujt po ashtu janë shumë të mirë kundër plakjes së lëkurës. Merrni katër pjesë tranguj dhe shtypni ato, më pas hidhni lëng limoni dhe vendoseni këtë maskë në fytyrë për 15 minuta. Bëjeni këtë maskë më shumë se një herë për të parë rezultatin. /Lajmi.net/