Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve. Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve.
Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të qytetit ku ekipet teknike do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit.
Lokacionet ku do të zhvillohen punimet janë:
- Rruga “Enver Maloku”;
- Rruga “Salih Nivica”;
- Rruga “Bislim Makolli”;
- Rruga “Perandori Justinian”;
- Rruga “Mark Sopi”;
- Rruga “Peshteri”;
- Rruga “Sheshi i Arbërit”.
Nga KRU Prishtina kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.