Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë ndërhyrje teknike në disa zona të kryeqytetit. Punimet do të zhvillohen në rrugët Igballe Prishtina, Mitrovicës (te FSK), Selim Berisha, Xhon Sereqi, Ismajl Ismajli, Sadete Mekuli, Agim Ramadani dhe Bill Klinton. Gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, në këto zona mund…

Lajme

18/12/2025 09:29

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë ndërhyrje teknike në disa zona të kryeqytetit.

Punimet do të zhvillohen në rrugët Igballe Prishtina, Mitrovicës (te FSK), Selim Berisha, Xhon Sereqi, Ismajl Ismajli, Sadete Mekuli, Agim Ramadani dhe Bill Klinton.

Gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Nga KRU “Prishtina” u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në përfundimin e intervenimeve.