Diplomatja amerikane eliminon rrezikun e cenimit të sigurisë së Kosovës, thotë se SHBA po përkushtohet fuqishëm në vend
Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka përkujtuar se nën vazhdën e deklarimeve për cënimin e sigurisë së Kosovës, SHBA-ja dhe aleatët e saj mbështesin fuqishëm vendin.

Lajme
Ajo këto deklarata i ka bërë në Kosovë, në një konferencë pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani. Së këndejmi, ajo përkujtoi edhe misionin e KFOR-it në Kosovë, teksa u shpreh se shteti i saj janë krenarë që mund ta quajnë aleat shtetin kosovar.
“E di se shumë veta në Kosovë janë të shqetësuar për sigurinë e saj në këtë kohë shqetësuese. Dëshiroj që t’iu siguroj që përkushtimi i SHBA-së dhe i aleatëve tanë vazhdon të mbetet i fuqishëm. KFOR-i i cili është zbarkimi më i madh i NATO-s është një manifestim më i madh, i dukshëm, i përkushtimit të dukshëm për sigurinë e stabilitetin e Kosovës. SHBA janë krenare që Kosovën mund ta quajnë si partnere të tyre”, deklaroi ajo.
Komenti i saj vjen në vazhdën e serisë së deklarimeve nga krerët institucionalë për, siç e cilësojnë ata, rrezikun që mund t’i shkaktohet Kosovës nga Serbia. Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Osmani shpeshherë e kanë quajtur Serbinë si “satelit të Rusisë”.
Donfried po ashtu kërkoi që Kosova të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në qendër kanë njohjen reciproke.
Presidentja e vendit, në konferencën e përbashkët me zëvendës-kreun e diplomacisë amerikane, e cila shprehu nevojën urgjente për dialogim me palën serbe, mirëpo tha se marrëdhëniet me SHBA-në dhe aleatët e Kosovës nuk mund t’i përcaktojë dialogu.
“Natyrisht se ne sot diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqendruar në njohjen reciproke.Kosova është dhe vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi, i cili në qendër ka njohjen reciproke dhe nga i cili përfitojnë përfundimisht qytetarët tanë”, tha ajo përgjatë konferencës.
Në Kosovë, sipas statistikave të fundit, KFOR-i ka prezent 3,746 trupa. /Lajmi.net/