Diplomati gjerman takon kryetarin e Kushtetueses: Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës – Vendi në vend të parë, jo politika partiake
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher ka takuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Në lidhje me këtë takim, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilët kanë thënë se Böttcher e ka përgëzuar Gjykatën për punën e saj jetësorë, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen e plotë…

Lajme
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher ka takuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi.
Në lidhje me këtë takim, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilët kanë thënë se Böttcher e ka përgëzuar Gjykatën për punën e saj jetësorë, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
Nga Ambasada e Gjermanisë kanë dhënë edhe një këshillë për aktorët politikë në Kosovë në lidhje me vendimet e fundit të Kushtetueses.
“Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës – ky është një detyrim kushtetues për deputetët. Mosveprimi jo vetëm që zgjat, por edhe thellon krizën politike, duke dëmtuar vendin. Siç u tha më parë: Është koha e duhur për ta vënë vendin në vend të parë, jo politikën partiake”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: