Diplomati amerikan Fried: SHBA e frustruar me Kurtin, e sheh si autoritar
Me pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Fried, po dëshiron ta paralajmërojë Kosovën kundër shenjave të vazhdueshme të autoritarizmit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Fried që shërbeu në këtë…

Lajme
Me pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Fried, po dëshiron ta paralajmërojë Kosovën kundër shenjave të vazhdueshme të autoritarizmit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.
Fried që shërbeu në këtë pozitë nën administratën e George W. Bush, e për disa muaj edhe në atë të Barack Obama-s, beson se pezullimi i Dialogut Strategjik, është një vendim serioz, por jo i parevokueshëm.
“Asgjë nuk është e përhershme, por pezullimi i Dialogut Strategjik pason frustrimin ndaj qeverisë së kryeministrit Kurti. Është një vendim serioz, por jo i parevokueshëm”, tha ai.
I pyetur për sulmin terrorist në Banjskë, top-diplomati amerikan vlerëson se Kosova duhet t’i ekspozojë botës përpjekjet malinje të Serbisë dhe se marrëdhëniet më të forta me Bashkimin Evropian “do ta ndihmonin Kosovën në përpjekjet për t’u mbrojtur nga një agresion i tillë”.
Në intervistën për Albanian Post, diplomati amerikan, Daniel Fried, vlerëson se administrata e Trump mund të përdorë masa shtesë presioni, si tarifat, dhe se ka potencial për të ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, ndonëse ky proces është “i vështirë, por që mund t’i pëlqejë Trumpit”.
Ai vëren gjithashtu se mungesa e ambasadorit amerikan në Prishtinë nuk tregon domosdoshmërisht probleme, por më tepër ngadalësi në emërimet e administratës.
Sa për raportet SHBA–Serbi, ai thekson se sinjalet janë të përziera, por se Uashingtoni po tregon gatishmëri për presion ndaj Beogradit, ndërsa strategjia e Vuçiçit për të balancuar midis Perëndimit dhe Rusisë “mund të mos funksionojë më si dikur”./Lajmi.net/