Diplomacia e Opozitës: Albin Kurti pas takimit me njerëzit e Erdoganit shkon edhe në Palestinë
Pas takimit me njerëzit e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Palestinë për të marrë pjesë në një konferencë, në vendin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Lajme
Në qytetin e Ramallah të Palestinës, Albin Kurti ka shkuar për të marrë pjesë në një konferencë për paqen dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme, konferencë kjo që po mbahet mes dy vendeve, Palestinës dhe Izraelit.
Pas Turqisë, në Palestinë ky është takimi i dytë i Kurtit në vendet që janë anti-amerikane dhe i kanë përkeqësuar marrëdhëniet që një kohë të gjatë mes vete, shkruan Gazeta Metro.
Në vendin që është kundër pavarësisë së Kosovës, në Palestinë, Kurti po thotë se ka shkuar për të trajtuar nevojën për paqe dhe mungesë të barazisë në Lindjen e Mesme.
Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit”, po thuhet në komunikatën e VV’së, shkruan Gazeta Metro.
Njëherit kjo vizitë e Albin Kurtit në shtetin e Palestinës është e rrallë dhe e pa lajmëruar më herët nga ai, ndërkaq ai ka rritur intensitetin e takimeve me disa shtete të ndryshme si lider i VV’së.
Kujtojmë se Palestina dhe Turqia janë dy vendet që së fundi ju janë ofruar më së shumti shtetit të Rusisë duke blerë armë dhe thelluar bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së Jashtme.
Po ashtu Palestina shquhet për problemin e madh që ka me Izrealin për Jerusalemin tash e sa vite shumë persona kanë vdekur nga luftërat dhe përleshjet që kanë pasur që nga viti 1967, shkruan Gazeta Metro.
Hebrenjtë e konsiderojnë Jerusalemin, ish-kryeqytet të mbretërisë së Izraelit të mbretit David (Shek. X para Krishtit), si kryeqytetin e tyre historik prej më shumë se 3 000 vite për arsye fetare dhe politike. Kurse palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të cilin duan të krijojnë. Ata përbëjnë një të tretën e një popullsie prej rreth 882 000 personash (sipas statistikave izraelite), por që shumica ndodhen në Jerusalemin Lindor.
Për izraelitët dhe palestinezët, Jerusalemi është një simbol kombëtar dhe fetar i fuqishëm. Për palestinezët që kërkojnë pavarësi, mbrojtja e Jerusalemit dhe Al Aqsa shërben si thirrje për bashkim.