Diona Fona feston ditëlindjen, kaq vjeçe u bë
Për Diona Fonën ka një arsye më shumë për të festuar.
ShowBiz
Këngëtarja feston ditëlindjen, me këtë rast ajo pranoi befasinë më të mirë kur akrepat e orës shënuan 00:00, shkruan lajmi.net.
Diona mbush 19 vjet jetë dhe festoi në ambient familjarë me tortë e me balona që shënonin numrin 19.
Ajo publikoi disa video në llogarinë e saj në Instagram me të cilat tregoi se çfarë befasie e priti për këtë ditë.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Diona është “Ikim”, baladë kjo që është pëlqyer nga publiku. /Lajmi.net/