Dinozauri që terrorizoi Tokën!

Një krokodil i tmerrshëm që ecte në këmbët e prapme mund të ketë qenë krijesa më vdekjeprurës në Tokë. Ky dinozaur ishte i gjatë rreth tre metra, ecte në këmbë të pasme, kishte nofulla shqyese dhe lëkurë gati të blinduar. Ka marrë nofkën "Kasapi i Karolinës".

Fotolajm

19/03/2015 15:36

Jetoi në periudhën Triasike, 231 milionë vjet më parë, kur Toka kishte vetëm një kontinent të madh, që quhej Pangean.

Paleontologë nga Universiteti shtetëror i Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara dhe Muzeu i Shkencave të Natyrës, zbuluan pjesë të kafkës dhe të shpinës së dinozaurit, që mund të ketë qenë “kasapi” më i tmerrëshem i Karolinës dhe i Tokës, shkruan The Telegraph.

“Zbulimi i Institutit Carnufex, një nga institutet më të hershme dhe më të mëdha botërore, shton informacionin në lidhje me grabitqarët e lartë tokësorë nëpër kontinentin Pangea”, ka thënë Lindsay Zanno, profesoreshë dhe shkencëtare kërkimore në Universiteti Shtetëror të Karolinës së Veriut.

“Fosilet nga kjo periudhë kohore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shkencëtarët, sepse ata regjistrojnë pamjen më të hershme të dinozaurëve, krokodilëve të lashtë dhe dinozaurëve të quajtur theropod, dy grupe që së pari evoluuan në periudhën Triasik, por arritën të mbijetojnë në ditët e sotme në formën e krokodilëve dhe zogjve”, ka thënë Zanno.

Paleontologë e dinin se krokodilët e lashtë kanë gjuajtur së bashku me dinozaurët theropod, por Carnufex ka deshifruar se paraardhësit e hershëm të krokodilëve kanë qenë krijesat që mundën mbretërinë e dinosaurëve theropod në Amerikën e Veriut”, ka thënë shkencëtarja Zanno.

Megjithatë, me fundin e periudhës Triasik po u afrohej shuarja e të dyja llojeve të këtyre krijesave, të dyja llojet mbijetuan, por pësuan ndryshime në madhësinë e trupit. Me kohë, disa dinozaurë u shndërtruan në hardhuca, ndërsa të tjerë në shpezë.

“Njerëzit që nuk merren me studimin e kësaj periudhe e kanë të vështirë ta besojnë, por fosilet flasin vet. E nëse doni ta kuptoni më mirë se si janë dukur këto kafshë miliona vite përpara, atëherë merrni një foto të një dhelpre, vendoseni në monitor, zmadhojeni për disa herë dhe në vend të gëzofit të saj me lesh, visheni me lëkurë të një aligatori”, ka thënë Susan Drymala, studente e porsadiplomuar në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

Dinozaurët, ishin kafshë të mëdha kurrizore të cilët dominuan ekosistemet tokësore në një periudhë prej rreth 160 milion vjetësh, nga fundi i periudhës Triasik (rreth 230 milion vjet më parë) deri në fund të periudhës së shkumësit (65 milion vjet më parë). U zhdukën në periudhën e shkumësit – terciar.

Rreth 10.000 specie të shpendëve janë të klasifikuara si dinozaurë. Në gjysmën e parë të shekullit XX pjesa më e madhe e komunitetit shkencor dinte shumë pak mbi dinozaurët. Shumica e kërkimeve u filluan nga vitet 1970.

Pjesët e Gjetura të "Kasapit të Karolinës"
Pjesët e Gjetura të “Kasapit të Karolinës”