Dinamo Zagreb – Ballkani: Ndeshja do të transmetohet direkt në këto kanale televizive
Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës. Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga Dinamo Zagrebi, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”, shkruan lajmi.net. Ndeshja “finale” e Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport 1. Lajmi është konfirmuar…

Sport
Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga Dinamo Zagrebi, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”, shkruan lajmi.net.
Ndeshja “finale” e Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport 1.
Lajmi është konfirmuar edhe nga platformat Artmotion në rrjetet sociale.
Ballkani duhet të fitoj me doemos kundër Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Plzenit kundër Astanas, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë./Lajmi.net/