Dimal Bashës i mbet “hatri” pse RTK nuk e dha në lajme prononcimin e tij në Kuvend: Edhe Thaçi të ishte redaktor e kish dhënë një sekuencë të shkurtë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, u ankua pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e dha në lajme prononcimin e tij në Kuvendin e Kosovës, pas dështimit të 22-të të procesit të konstituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se edhe disa media tjera e kanë dhënë prononcimin e tij dhe e kanë bërë lajm, shkruan lajmi.net.…

Lajme

27/05/2025 20:43

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, u ankua pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e dha në lajme prononcimin e tij në Kuvendin e Kosovës, pas dështimit të 22-të të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se edhe disa media tjera e kanë dhënë prononcimin e tij dhe e kanë bërë lajm, shkruan lajmi.net.

“Po edhe Hashim Thaçi me pas qenë redaktor i lajmeve në RTK e kish nda një sekuencë të shkurt – se i kish ardh marre – e juve hiç”, ka shkruar Basha.
Basha njihet për ofendimet e sulmet e vazhdueshme që i bënë mediave në përgjithësi, ndërkaq ishte kritik i madh i atyre që e kritikuan intervistën e Kurtit në RTK, por tani duke se nuk është i kënaqur as me punën e RTK-së.
Postimi i tij i plotë: