“Dimal Basha, ulu”, Konjufca i reagon deputetit të VV-së që e pengoi deputeten e LDK-së të flasë në foltore

Gjersa po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili u pnegua nga deputeti i VV-së Dimal Basha. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Bashës që të ulet dhe të mos pengojë deputeten që të flasë. “Dimal Basha, a ka mundësi mos me pengu deputeten. Ulu!”, i kërkoi Konjufca. Ndërkohë…

Lajme

28/03/2024 11:51

Gjersa po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili u pnegua nga deputeti i VV-së Dimal Basha.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Bashës që të ulet dhe të mos pengojë deputeten që të flasë.

“Dimal Basha, a ka mundësi mos me pengu deputeten. Ulu!”, i kërkoi Konjufca.

Ndërkohë deputeti Selmanaj tha se të ndalohet gjuha denigruese në kuvend dhe të respektohet rregullorja.

“Njerëzit ndoshta jashtë nuk munden me e dëgju, pro është një kakofoni e tmerrshme këtu brenda dhe fyerje personale. Prandaj, unë ju sugjeroj të respektoni rregulloren dhe njerëzit që shkaktojnë probleme të mbarëvajtes të largohen nga seanca”, tha Selmanaj.

Ndërkaq, kryetari Konjufca tha se ata që kundërshtojnë derisa kolegët e tyre flasin ta marrin fjalën pas dhe të zhvillojnë parlamentarizëm në mënyrën e duhur.

“Unë s’e kuptoj pse s’e këta që e gjuajnë fjalë dhe e pengojnë deputeten nuk e marrin tash të drejtën e fjalës. Kjo është mënyra qysh zhvillohet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është që e dëgjon kolegun duke folur dhe më pas e merr fjalën dhe i zhvillon argumentet tua. Jo kështu me e pengu përmes zhurmës. Nuk është në rregull për besë”.