Dimal Basha: Të gjithë duhet me e përkrahë Albulena Haxhiun -ajo e ka përça Zajednicën

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është deklaruar para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Ai deklaroi se herën e kaluar kryesuesi i seancës, Avni Dehari i ftoi partitë politike në takim, ku LDK nuk mori fare pjesë e që sipas tij është e rëndësishme ta dijë publiku teksa partitë tjera politike patën kërkesat…

Lajme

25/04/2025 09:21

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është deklaruar para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai deklaroi se herën e kaluar kryesuesi i seancës, Avni Dehari i ftoi partitë politike në takim, ku LDK nuk mori fare pjesë e që sipas tij është e rëndësishme ta dijë publiku teksa partitë tjera politike patën kërkesat e tyre.

“Subjektet tjera kanë kërkuar kërkesat e tyre që ju takojnë atyre. Albulena Haxhiu është një prej grave më të votuara në Kosovë dhe besoj se është e denjë për pozitën duke pas parasysh edhe historinë e saj në politikë”,tha Basha.

Sipas tij, Haxhiu duhet përkrahur nga të gjitha pasi ka qenë përçarëse e Zajednicës.

“Ankesa e tyre është se është përçarëse, por ju e dini se zonja Haxhiu ka qenë përçarëse te Zajednica. E besoj të gjithë e dinë se Zajednica ka qenë gabim e kësisoj duhet të gjithë me përkrahë një kandidate që e ka përça Zajednicën.”./Lajmi.net/