Dimal Basha sulmon Grenellin për t’i dalë në mbrojtje Kurtit: Ju nuk keni turp zotëri
Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka replikuar ish-ambasadorit Grenell për komentet që ky i fundit lëshoi në drejtim të Albin Kurtit, duke thënë se ka qenë gjithëherë kundër SHBA-ve, e madje duke e përkrahur edhe terrorizmin.

Lajme
Në Twitter, Basha e ka akuzuar Grenellin se është përzier në shumë procese, teksa tani po e sulmon një lider që ka arritur një fitore historike, shkruan lajmi.net.
Madje i është përgjigjur duke i thënë se populli amerikan ia ka treguar atij vendin, duke iu referuar humbjes së republikanëve në zgjedhje.
“Ju ende keni guxim të komentoni në gjithçka pasi që jeni përfshirë gjithku? Dhe ndaj kujt? Ndaj një lideri që ka shënuar një fitore historike. Ti nuk ke turp zotëri. Jam i gëzuar që populli amerikan ua tregoi vendin”, i ka reaguar Basha, Grenellit. /Lajmi.net/
You still have the guts to comment on anything after all you’ve been invloved? And to who? To a leader that just pulled a historic win.
You have no shame mister & I’m glad the american ppl showed ur place!
— Dimal Basha (@dimalbasha) March 2, 2021