Dimal Basha, njeriu që ishte pjesë e punimit ku UÇK u akuzua se bashkëpunonte me trafikantë droge, do të bëj homazhe nesër në Prekaz dhe Boletin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nesër do të bëj homazhe në Prekaz dhe Boletin. Për nder të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së, Basha do të bëj homazhe në ora 10:30 në Prekazin legjendar dhe në ora 11:00…

Lajme

27/11/2025 23:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nesër do të bëj homazhe në Prekaz dhe Boletin.

Për nder të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së, Basha do të bëj homazhe në ora 10:30 në Prekazin legjendar dhe në ora 11:00 në Boletin, transmeton lajmi.net.

Basha, një figurë kontraverse, që ishte pjesë e një shkrimi skandaloz kundër UÇK-së, po tenton të rregulloj imazhin e tij duke bërë homazhe në vendet historike të Kosovës.

Ai ishte pjesë e një punim akademik, i publikuar më 22 gusht 2012, ku thuhej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), bashkëpunoi me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës.

“Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruhej në këtë punim.

Nuk përfundon me kaq. Në punim thuhej se “fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në”.

“Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Ndërsa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet në mënyrë sasiore, ka raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”.

Pasi u bë kryeparlamentar, Basha kërkoi nga autorja kryesore që të hiqej emri i tij nga punimi, pas presioni e kritikave të mëdha që mori në Kosovë./lajmi.net/