Dimal Basha lavdëron Policinë e Kosovës në 26-vjetorin e themelimit: “Simbol i shtetit tonë të pavarur”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në postimin e tij në rrjete sociale, Basha ka vlerësuar lart kontributin dhe…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Basha ka vlerësuar lart kontributin dhe profesionalizmin e Policisë, duke e quajtur një nga institucionet më të besuara nga qytetarët e vendit, transmeton lajmi.net.
“Policia e Kosovës është bërë simbol i shtetit tonë të pavarur,” shkroi ai, duke shtuar se profesionalizmi i këtij institucioni është njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Kreu i Kuvendit ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për angazhimin e përditshëm të pjesëtarëve të Policisë, si dhe është përulur me nderim të veçantë para atyre që kanë rënë në krye të detyrës.
“Sakrifica e tyre është gurthemeli i lirisë sonë dhe amanet për gjeneratat që vijnë,” përfundoi ai./lajmi.net/