Dimal Basha akuzon Agim Aliun për mungesë të rrymës pasi sipas tij dha leje “kriminale” për banesa, komentuesit ia kujtojnë klimat nga Qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Aliu ka shkruar në lidhje me problemet me energji elektrike në Komunën e Ferizajt. Ai derisa ka shkruar në lidhje me arsyet e këtyre problemeve ka përmendur mbingarkesën dhe nënstacionin në Bibaj i cili sipas tij është gati që në muajin maj të vitit 2024 por vonesat kanë ardhur si…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Aliu ka shkruar në lidhje me problemet me energji elektrike në Komunën e Ferizajt.
Ai derisa ka shkruar në lidhje me arsyet e këtyre problemeve ka përmendur mbingarkesën dhe nënstacionin në Bibaj i cili sipas tij është gati që në muajin maj të vitit 2024 por vonesat kanë ardhur si pasojë e padive si dhe vonesave të tepërta nëpër gjykata. Basha ka njoftuar qytetarët se ky nënstacion pritet të aktivizohet brenda 10 ditëve dhe rrjedhimisht të normalizohet gjendja me furnizim.
Basha ka fajësuar edhe të parin e Komunës së Ferizajt, pasi sipas tij ka dhënë leje “kriminale” për ndërtimin e ndërtesave, shkruan lajmi.net.
“Ka dhënë leje kriminale për qindra ndërtesa gjithandej qytetit, pa planifiku ASNJËHERË nëse ka rrymë mjaftueshëm për këto ndërtesa, pa planifiku a ka shkolla mjaftueshëm, a ka çerdhe mjaftueshëm, a ka ujë mjaftueshëm, a ka hapësira të gjelbërta mjaftueshëm… e tash del kinse po ankohet! Këto ndërtime kriminale as hapësirë për shporta t’bërllokut nuk kanë lënë, nëpër rrugë e trotuare kanë mbet, dhe krejt si pasojë e lejeve kriminale që ti i ke leju! Qyteti se plotëson ASNJË kusht të vetëm për jetë normale si pasojë mungesës së planifikimit dhe betonit kriminal që ti e ke leju! Ty duhet n’BURG t’përjetshëm me t’çu për krimin që ia ke shkaktu këtij qyteti, dhe je njeri i fundit që kërkon përgjegjësi prej dikujt!”, ka shkruar Basha.
E këtu qytetarët i kanë reaguar duke ia kujtuar përmes komenteve se ka edhe probleme të tjera që kanë shkaktuar mungesën e rrymës.
“Veq mos me pas rryme 10 ore rrjesht nuk eshte normale. Tash mos u merre me perralla”, “Mbi ngarkes vetem Ferizaj a? 8- e me shum pa rryme sikur vitet hershme se nuk po tham vitet 99 se atëher ka pas rrym mos shum ka pas bile, sipas teje Ferizaj edhe 10 dite koka ne ket gjendje me nga 4 ore rrym mbrenda 24h”, “O vorri ska mi pranu ata njerz qe t’votojn ty more hajgarexhi”,
“E kryeministŕi qe i shtini krejt me ba klima e pompa termike? Gjilani spaska ndertu hiq a? Ne vend qe me u solidarizu e me ngrit zanin, flet pallavra. Ne rrugen time asnje ndertim te lart ska, e rryme ska. Qyteti i dyte ne Kosove per pagesa te taksav, e investime hiq. Gjithmone Feizajin e kane shfrytezu te tjeret, w ti ngrite zanin e qoje rrymen tjeter qytet. UNE DU RRYME ME PAS, lej pallavrat”, janë vetëm disa nga komentet që shkuan drejt postimit të Bashës.