Dilema e Hazard te Reali, cilin numër do ta ketë në fanellë?

Ka vetëm një problem me transferimin e Eden Hazard te Real Madrid - fanella e tij e preferuar me numrin 10 është e zënë.

Sport

06/06/2019 14:32

Hazard ka veshur fanellën me numrin 10 për Chelsean dhe Belgjikën për disa vite, por Luka Modric e ka atë numër te Los Blancos.

Real Madrid tashmë po punon për prezantimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’; nënshkrim që do të gjenerojë interes të madh dhe shumë tifozë, përcjell lajmi.net.

Departamenti i marketingut të klubit dëshiron të maksimizojë shitjet e fanellave të Hazard, por i vetmi numër aktualisht i disponueshëm në skuadrën e parë është ai 16.

Kjo fanellë e veçantë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nga emrat e njohur në historinë e Real Madridit, as nuk ka asnjë lidhje me vetë Hazardin.

Real Madrid do të preferonte të prezantonte Hazardin në zbulimin e fanellave të reja, që dalin të premten, dhe me emrin dhe numrin e tij tashmë të shkruar në anën e pasme. /Lajmi.net/